Lavdie Gradica, vajza e dëshmorit dhe mjekut të luftës Dr. Lec Gradica, mbajti fjalën në protestën “Jo në emrin tim”, të organizuar në Prishtinë kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së duke apeluar për një drejtësi jo me standarde të dyfishta.
“Babai im ishte mjek në luftë. Ishte aty për t’i shpëtuar jetët e të plagosurve, për t’i ndihmuar njerëzit dhe për t’i shërbyer popullit të tij... Babi mori përsipër dhe e themeloi Spitalin Ushtarak të Gradicës, spital në të cilin u shëruan shumë plagë lirie. Babai im nuk dha jetën që ne të heshtim. Ai dha jetën për një Kosovë ku e vërteta të mos frikësohet, ku drejtësia të mos ketë standarde të dyfishta dhe ku sakrifica e atyre që luftuan për lirinë të mos barazohet me krimin e gjenocidin. Ne e respektojmë drejtësinë. Por drejtësia duhet të jetë e drejtë... Ne nuk kërkojmë privilegj. Ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë drejtësi”, deklaroi ajo në fjalën e saj.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, nis protesta kombëtare në Kosovë! Mijëra qytetarë në shesh: Liria nuk ka parti politike









