10 raste me covid, Kukësi: Të anulohet ndeshja me Dinamon, jeta e futbollistëve në rrezik

7 futbollistë dhe 3 pjestarë të klubit të Kukësit kanë rezultuar së fundmi me COVID. Të 10 personat janë prekur pasi kaluan pushimet e fundvitit në vendet e tyre dhe për këtë arsye është vendosur që të karantinohen, ndërkohë që dyshohet që kjo shifër të jetë më lartë.

Ndërkohë klubi i Kukësit ka kërkuar që ndeshja e 15 janarit kundër Dinamos të anulohet për shkak se rrezikohet shëndeti i shumë personave, përfshirë edhe klubin kundërshtar. Pavarësisht situatës, duke qenë muaji janar, drejtuesit e skuadrës po punojnë për merkaton ku trajneri Longo pret përforcime, megjithëse është i bindur se nuk mund të ketë çudira.

Diego Longo, trajner i Kukësit: “Nuk mendoj se merkato mund të përmirësojë shumë gjëra. Normaluisht kemi nevojë për përmirësime, por nuk mund të vijnë në janar lojtarë që mund të bëjnë diferencën apo ndryshime të mëdha.”

Deri më tani fjala titull nuk është pëlqyer aspak nga trajneri i Kukësit, por a ka ndryshuar mendje ai pasi 2021 e mbylli në vendin e dytë?

Diego Longo, trajner i Kukësit: “Mund të them se është e njëjta situatë, sepse është luajtur vetëm një pjesë e sezonit. Ka disa ekipe që mund të përforcohen siç është Partizani që ka bërë ndryshime dhe mund të futet në garë për titull. Nuk është vetëm Tirana. Në mars mund të flasim për titull.”

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë