10 shprehje motivuese për të nisur Vitin e Ri

10 shprehje motivuese për të nisur Vitin e Ri

Foto ilustruese

1. “Shkruaj në zemrën tënde se çdo ditë është dita më e mirë e vitit.” – Ralph Waldo Emerson

2. “Nesër është faqja e parë bosh e një libri 365 faqesh. Shkruaj një të mirë.” – Brad Paisley

3. “Viti i ri – një kapitull i ri, një varg i ri, apo thjesht e njëjta histori e vjetër? Në fund të fundit ne e shkruajmë atë. Zgjedhja është e jona.” -Alex Morritt

4. “Më pëlqejnë ëndrrat e së ardhmes më shumë se historia e së shkuarës.” – Thomas Jefferson

5. “Shpresoj që në këtë vit që vjen, të bëni gabime. Sepse nëse jeni duke bërë gabime, atëherë jeni duke bërë gjëra të reja, duke provuar gjëra të reja, duke mësuar, duke jetuar, duke e shtyrë veten, duke ndryshuar veten, duke ndryshuar botën tuaj. Ju jeni duke bërë gjëra që nuk i keni bërë kurrë më parë, dhe më e rëndësishmja, po bëni diçka.” – Neil Gaiman

6. “Në natën e Vitit të Ri e gjithë bota feston faktin që një datë ndryshon. Le të festojmë datat në të cilat ne ndryshojmë botën.” ―Akilnathan Logeswaran

7. “Çdo moment është një fillim i ri.” -TS Eliot

8. “ Suksesi dhe lumturia juaj qëndron tek ju. Vendosni të qëndroni të lumtur dhe gëzimi juaj dhe ju do të formoni një ushtri të pamposhtur kundër vështirësive.” – Helen Keller

9. “Fillimi është pjesa më e rëndësishme e punës”. – Platoni

10. “Kur jeta është e ëmbël, thuaj faleminderit dhe festo. Kur jeta është e hidhur, thuaj faleminderit dhe rritu.” – Shauna Niequist

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë