10 studentë për t’u bërë pjesë e ALBCONTROL, Balluku: Ndjekin akademinë në Madrid, proces transparent

10 studentë për t’u bërë pjesë e ALBCONTROL, Balluku: Ndjekin akademinë në Madrid, proces transparent

Përmes një procesi tejet transparent, 10 studentë të fushave të ndryshme janë përzgjedhur për t’u bërë kontrollorë të trafikut ajror. Afro 300 të rinj aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij procesi. Testimi u zhvillua në disa faza dhe zgjati afro 3 muaj, ashtu siç parashikon FEAST, ndërsa i gjithë procesi u bë nën monitorimin e EUROCONTROL.

10 studentët e përzgjedhur tashmë do të nisin akademinë “EntryPointNorth”, në Madrid për t’u diplomuar si kontrollorë të trafikut ajror.

Përpara nisjes së tyre për në Madrid studentët janë pritur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila zhvilloi me ta një bashkëbisedim të hapur. Ministrja e vlerësoi procesin e përzgjedhjes së tyre si më transparentin i cili është aplikuar për herë të parë në Shqipëri nga ALBCONTROL.

“Ju jeni përzgjedhur përmes një procesi transparent që është aplikuar për herë të parë nga Agjencia ALBCONTROL, menaxhuesja e trafikut ajror kombëtar, një proces që ka zgjatur nga 5 nëntori deri në fund të janarit, me disa faza, ashtu siç e parashikon FEAST, që është edhe testi që ju keni kaluar, dhe ajo çfarë ne kemi aplikuar në rastin tuaj ka qenë një supervizim i plotë nga EUROCONTROL”, tha Balluku.

Ministrja theksoi se tashmë Aviacioni Civil në Shqipëri po rritet me ritme dinamike, duke përfshirë brenda tij të rinj dhe të reja të cilët janë përzgjedhur dhe trajnuar cilësisht, për të krijuar një armatë specialistësh në të gjitha fushat e aviacionit.

“Aviacioni po rritet me ritme dinamike çdo ditë duke përfshirë brenda tij edhe të rinj dhe të reja të cilët janë përzgjedhur cilësisht, do trajnohen cilësisht për të krijuar një armatë të tërë, që ne sot e vuajmë dhe nuk e kemi, specialistësh në të gjitha fushat e aviacionit”, u shpreh Balluku.

Duke nënvizuar zhvillimin që ka marrë Aviacioni Civil shqiptar në këto vite të fundit, ministrja Balluku bëri të ditur se janë tre projekte gjigande në këtë sektor, dy prej të cilëve tashmë kanë marrë jetë. “AIR Albania”, e cila është certifikuar ka marrë edhe numrin me flamurin shqiptar të regjistrimit, duke përmbyllur të gjitha proceset certifikuese konform standardeve europiane si dhe ndërtimi i aeroportit të Kukësit ku qeveria ka miratuar kontratën koncensionare që i hap rrugë nisjes së punimeve.

Por projektin më të madh, ministrja Balluku cilësoi atë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

“Nuk do lë pa përmendur projektin tonë më të madh, ku Aviacioni Civil ka muaj që punon, unë jam e përfshirë në atë projekt gjithashtu, jo vetëm nga pozicioni i ri, por edhe më parë, dhe sot, akoma më shumë e kam dhe nxitje për ta çuar përpara, projektin e aeroportit internacional të Vlorës, i cili është një premtim i mandatit të dytë që duhet realizuar por pa harruar që ky premtim do t’i japi një ndryshim dhe vrull të ri zhvillimit ekonomik në Shqipëri pasi ndikon në zhvillimin e turizmit në rivierën jugore të Shqipërisë”, nënvizoi ministrja Belinda Balluku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë