Joga në Indi, gatim në Vietnam – në këtë ekstrat nga Lonely Planet mund të gjeni dhjetë përvojat më të mira dhe më speciale të udhëtimit
 
Surf në Hauaji, USA
Të mësosh surf këtu është mjaft e veccantë. Polinezia  është vendlindja e sërfit. Edhe pse ky sport është zbuluar nga europianët që në shekullin e 18, Hauaji mbetet pika kryesore në gjithë botën për të mësuar këtë sport. I mbushur me shkolla sërfi dhe instruktorë të duruar që të mësojnë sesi të kuptosh oqeanin, si të qëndrosh mbi një dallgë dhe më pas të vizitosh vende si Ëaikiki Beach dhe Puena Point.

Gatimi në Hoi An, Vietnam
Në brigjet e lumit An Hoi, Restorant  Red Bridge është një nga restorantet e shumtë që  ofrojnë kurse për të plotësuar kërkesën në rritje për mësime cilësore në kuzhinën vietnameze. Kurset  një-ditore dhe gjysmë-ditore  të gatimit  përputhen me aftësitë tuaja në kuzhinës, nga pjatat më të thjeshta deri tek ato më të ndërlikuara. Ato fillojnë me një udhëtim në një treg lokal, ku ju zgjidhni përbërësit dhe mësoni të vëzhgoni shitësit e rrugës, për t’u kthyer më pas  në restorant ku do të vini njohuritë tuaja teorike në praktikë. Prisni të mësoni role orizi dhe mish të marinuar të dekoruar me një varkëz ananasi. Klasat zakonisht zgjasin rreth tre orë, përfshijnë katër gatime  dhe kushtojnë rreth  40 dollarë  për person. Merrni një aparat kështu që ju mund të mbani mend çdo gjellë që mësoni.

Udhëtime kërkimore arkeologjike në  kanionin Croë,  USA
Qendra arkelogjike e  Croë Canyon ofron 11  udhëtime ccdo vit për ata që dëshirojnë të bëjnë duart pis dhe të zhvillojnë veten si arkeologë amatorë. Vizitorëve u ofrohet strehim në një nga 10  kabinat rrethore,  të ndërtuara në stilin tradicional Navajo, në kampusin e qendrës  prej 28-hektarësh.Kampusi është pjesë e një vendi që u pushtua nga paraardhësit e Puebloans të Mesa Verde më shumë se 1000 vjet më parë. Udhëtimet, që zgjasin shtatë deri në dhjetë ditë, u lejojnë vizitorëve që të eksplorojnë vendin në lidhje me atë që është e njohur për indigjenët e këtij rajoni, nëpërmjet studimit  të peizazhit dhe arkitekturës. Më shumë rreth kësaj përvoje mund të lexoni në sajtin www.crowcanyon.org

Joga në Rishikesh, Indi
Një udhëtim në vendlindjen e Jogës, është një zgjedhje e mirë për të të gjithë ata që janë në kërkim të një përvoje mistike. ushtrimet e jogës  nuk ndihmjnë vetëm për të gjetur relaksin nënpërmjet meditimit, por  sipas studiuesve të Universitetit të Teksasit, ajo mund të nxjerrë shmangë anët negative  të trajtimit nga kanceri. Në Rishikesh,  në ultësirë e e qetë pranë  Himalajeve jepen nga instruktorët seanca speciale  për të praktikuar frymëmarrjen dhe meditimin. Në varësi të akomodimit tuaj,  ju mund të inkurajoheni për të ndihmuar në kopshte ose si kuzhinier për grupin apo të përfshiheni në ekskursione malore. Ashrams ofrojnë kurse të përshtatshme për nivelin tuaj, që fillojnë nga disa javë deri në tre muaj. www.yogashramrishikesh.com.

Spanjisht në Patagoni, Argjentinë
Qyteti i vogël i Bariloche, i rrethuar nga liqene të vegjël të akujt, pyje, lugina dhe malet e Andeve,  është kaq frymëzues sa mund të mësoni më shumë spanjisht gjatë qëndrimit një mujor këtu sesa gjatë gjithë vitit. Shpesh qyteti është quajtur “Zvicra e Amerikës së Jugut”. Ai është baza e shkollave më të mira të patagonias, ndaj këtu gjen gjithmonë studentë të huaj të cilët duan të përmirësojnë spanjishten e folur.  Ka gjithashtu edhe shumë mundësi për ekskursione duke filluar nga pista e skive në  Cerro Catedral, një nga resortët më të mira në Amerikën e Jugut e deri te një udhëtim I bukur mes pyejeve  dhe ujëvarave të Cántaros. Mund të zgjidhni kurse nga një javore, por intensive e deri tek mësues privatë nëpërmjet sajtit  www.spanishinbariloche.com.

Kaligrafi në Kioto, Japoni
Çdokush që është  në kërkim të markës apo shenjës simbolizuese të tij, duke përdorur karaktere tradicionale të kaligrafisë japoneze do të gjejë kursin e drejtuar nga Shoqata e Grave të Kiotos Kaligrafia  e shkruar në japonisht nuk është aspak e lehtë, kështu që do t’ju duhet  të keni shumë përqëndrin  në qoftë se doni të bëni mësuesin tuaj të ndihet  krenar për ju. Pas marrjes së një leksioni rreth historisë së artit letrar japonez, do t’ju tregohet se si realizohet një kaligrafi. Dhe pasi të keni mësuar sesi të bëni markën mund të shtoni edhe simbole të ndryshme pranë saj. WAK JAPONI ofron kurse bazuar në Kioto. Nëse rezervoni online përfitoni një zbritje.

Ciklizëm malor në Marin County, USA
Falë përpjekjeve të mëdha të  pionierit dhe projektuesit të  biçikletës Joe  Breeze, Marin County, dhe veccanërisht Tamalpais Mt janë bërë të njohur në mbarë botën si vendlindja e ciklizmit malor. E vendosur vetëm në veri të San Franciskos pranë urës Golden Gate, ky është një vendet me terrenin më të thyer ose emocionues për të zhvilluar pasionin e ciklizmit. Gjatë verës, operatorët e panumërtë turistikë ofrojnë jo vetëm bicikleta me qira por edhe guida të shumta që kalojnë mes qindra shtigjeve në  2550 hektarë me pyje lisi.  Për të siguruar një guidë të tillë ju duhet shikoni në www.mountainbikingmarin.com.

Kung fu në tempullin Shaolin , Kinë
Të trajnuarit e manastirit 1500-vjeçar, që njihet si vendlindja e kung fu-së , hyjnë në një kurbë të mësuarit me instruktorë  jashtëzakonisht të disiplinuar. Ju nuk do të vini re se kë do të keni në krah pasi regjimi tepër rraskapitës fillon në 08:30 (studentët kinezë fillojnë në 05:00) dhe zgjat të paktën deri në orën 7 të pasdites. Për frymëzim, shikoni  trajnerët që përgatiten për shfaqjet turistike të përditshme, në të cilën ata thyejnë shufra hekuri me kokat e tyre. Nëse jeni i interesuar mund të vizitoni ëëë.infohub.com  që ofron  kurse 10 -30-ditore kundrejt një pagese prej 2000 dollarësh.
 
Të mbijetosh në Esingeni,  Afrika e Jugut
Në qoftë se ju  mund t’i rezistoni një kursi njëjavor në shkretëtirën  e pacënuar të Afrikës së Jugut, atëherë shanset që ju të dilni me  ndjenja më njerëzore nga sa keni pasur më parë, janë mjaft të mëdha. Ekspertë të kualifikuar në terren çojnë grupe të vogla turistësh nga  Camp Bush Esingeni, të vendosur në një rezervat privat. Pjesëmarrësit mësojnë se si të ndërtojnë një strehë, të ndezin një zjarr,të gjejnë dhe përgatisin ushqimin , apo të nxjerrin ujin nga bimët. Ju gjithashtu do të mësoni se si  të ecni duke  përdorur yjet nga një zonë në tjetrën. Çdokush që ka imagjinuar se si jeta ishte si para revolucionit agrar mund ta gjejë këtu. Rezervoni një kurs pesë-ditore në www.conservationacademy.co.za.
 
Ndërtimi i sobave në  Cadmalca, Peru
Në komunitetin  Cadmalca Lodge në Peru, një nga vendet malore në veri të vendit, gjendet një ekoprojekt i thjeshtë që lejon udhëtarët të bëjnë diçka sfiduese dhe të dobishme. Teksa qëndrojnë në familje vendase duke eksploruar kulturën dhe mënyrën e tyre të jetesës, turistët njihen me materilat ndërtuese për një sobë gatimi. Ata duhet të ndërtojnë një sobë specifike për lartësitë. Ato ndihmojë në lehtësimin e  kushteve të rënda të frymëmarrjes si pasojë e gatimit mbi zjarre të hapura, mënyrë kjo e përhapur  në shumicën e kasolleve malore. Turet zgjashin shtatë ditë dhe fillojnë nga Lima. Rezervoni para se të shkoni atje dhe përgatituni për të paguar rreth 1600 dollarë.
 
Shkrimi u publikua sot ne suplementin FUNDJAVA
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)