10 vajza mes 126 ushtarëve që përfunduan shkollën në Bunavi /FOTOT

10 vajza mes 126 ushtarëve që përfunduan shkollën në Bunavi /FOTOT

"Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë 126 ushtarë më të aftë, të cilët përfunduan Stërvitjen Individuale të Avancuar në Shkollën e Trupës Bunavi".

Kështu shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila thekson se “ushtarët e rinj, mes të cilëve edhe 10 vajza, u përgatitën për postin e tyre luftarak në specialitete të ndryshme si Këmbësori, Logjistikë, Ndërlidhje dhe Polici Ushtarake”.

Ushtarët më të aftë u nisën më 19 shkurt të këtij viti për në Shkollën e Trupës në Bunavi, ku për rreth 3 muaj iu nënshtruan Stërvitjes Individuale të Avancuar. Ata u përzgjodhën pas testimeve fizike, intelektuale dhe psikologjike nga Qendra e Personel Rekrutimit të Forcave të Armatosura. Pjesë e kandidatëve për ushtarë/detarë ishin edhe 10 vajza.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!