TIRANË- 10 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vendin tonë, megjithatë asnjë prej tyre referuar burimeve zyrtare nga Ministria e mbrojtjes nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.
Vatrat e zjarrit janë aktive në Lezhë, në Gramsh, Fier, Mallakastër dhe Berat.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 200 efektivë të Forcave Ajrore.
"Rreth 200 efektivë të Forcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjarri. Deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrezik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.
Qendra Kombëtare Operacionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjarri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjarri në malin e Kakarriqit është izoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim. Në Elbasan ka patur një vatër zjarri në Gramsh në fshatin Siman. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e zjarrit. Në Fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhe janë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjarr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari. Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjarri nuk përbën rrezik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara", njofton Ministria e Mbrojtjes.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 1552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër reshje intensive me shtrëngata në 5 qarqe, apel për marrjen e masave
22 Dhjetor, 13:24
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Ministri Vengu takon studentët e masterit në AFA: T'i kushtojmë më shumë rëndësi sigurisë kombëtare
16 Dhjetor, 18:51
-
Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Nënshkruhet kontrata me kompaninë turke
16 Dhjetor, 16:00
-
Agjencia e Mbrojtjes Civile bëhet me ‘shtëpi të re’ në 5-vjetorin e saj! Vengu: Kapacitet kombëtar, do e shtrijmë në të gjithë territorin (VIDEO)
10 Dhjetor, 17:34
-
Lezhë/ Zjarri shkrumbon banesën, shpëtojnë për mrekulli familjarët! Shkak dyshohet shkëndija elektrike, efektivët luftë me flakët (VIDEO)
4 Dhjetor, 19:33
-
Përfundon ministeriali SHBA-Karta e Adriatikut në Tiranë, Vengu: Prioritet anëtarësimi i Kosovës, ndihmë Ukrainës dhe mbrojtje kolektive në zonën euroatlantike
4 Dhjetor, 14:01
-
2100 rezervistë deri në 2030-ën, Vëngu: Të rekrutuarit nuk humbasin vendet e punës, kostoja mujore 1 mijë euro për rezervist
2 Dhjetor, 17:07
-
Ishin bllokuar mes borës në malin e Korabit, ushtria shpëton 3 banorë bashkë me tufën e kuajve (VIDEO)
29 Nëntor, 10:22
-
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15