Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rikujton se vijon të jetë e hapur thirrja për 10 pozicione pune në Misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian në Bruksel. Apeli është i drejtuar jo vetëm për diplomatët, por edhe për nëpunës të administratës publike dhe profesionistë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që plotësojnë kriteret.

Pozicionet janë të ndara në disa profile, nga drejtues deri te ekspertë sektorialë. Mes tyre përfshihen Zëvendës Shef Misioni me gradën Ministër Fuqiplotë, këshilltarë për marrëdhëniet me Këshillin dhe Parlamentin Evropian, si dhe për komunikimin.

Po ashtu, kërkohen edhe specialistë për fusha kyçe si shteti i së drejtës, bujqësia dhe zhvillimi rural, energjia dhe industria, si dhe çështjet ekonomike, mjedisore dhe sociale. Në total, 4 pozicione i përkasin dimensionit politik, ndërsa 6 janë të dimensionit sektorial.

Të përzgjedhurit do të bëhen pjesë e Shërbimit të Jashtëm dhe do të shërbejnë në një nga strukturat më të rëndësishme të përfaqësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Aplikimet janë të hapura deri më 8 maj 2026.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 1 Maj, 08:14

    1 Maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?