10 vite në NATO/ Meta: Shqipëria e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë

10 vite në NATO/ Meta: Shqipëria e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ditë e cila përkon edhe me 20-vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës. Ai tha se jemi mirënjohës SHBA dhe NATO për këtë kontribut dhe shtoi se Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë.

"Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. 
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë"
, shkruan Meta.

1547638165_meta1.jpg


Lajmi kryesor:

10 vite në NATO/ Meta: Shqipëria e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen