10 vite nga ngjarja e rëndë/ Ermonela Felaj në Report Tv Të gjitha arsyet pse nuk është bërë ende drejtësi për 21 janarin! Berisha dhe Basha ishin urdhëruesit

Kur kanë kaluar 10 vite nga 21 janari dhe ende nuk janë dënuar përgjegjësit, për kryetaren e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Ermonela Felaj Sali Berisha ishte urdhërdhënësi më 21 janar dhe ende vijon dhe siguron mbrojtje për përgjegjësit e tjerë për vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard.

"Përgjegjësit e kësaj ngjarjeje janë përgjegjës penalisht. Janë të njohur dhe mbeten edhe sot e kësaj ditë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë urdhërdhënësit dhe siguruan mbrojtje edhe sot e kësaj dite për përgjegjësit e tjerë", tha Felaj.  

Sipas saj kjo është një prej ngjarjeve më të rëndësishme të post diktaturës, një ngjarje për të reflektuar. E pyetur se pse edhe pas 7 viteve në qeverisje, PS nuk ka arritur të vendosë drejtësi për 21 janar Felaj u përgjigje se: "Ne nuk kemi pretenduar në asnjë moment që me ardhjen në pushtet të zëvendësonim prokurorinë dhe gjykatën. Por ne kemi reflektuar duke u sjellë ndryshe.  Duke i dhënë qytetarit të drejtën për të protestuar pa frikë. Ne hoqëm murin që rrethonte Kryeministrinë, një gjest i vogël por shumë kuptimplotë. Ne reaguam fort edhe kur bëmë reformën në drejtësi. Ngjarja e 21 janarit është hetuar në mënyrë të mangët. Urdhrat e dhëna nga Prokurorja e Përgjithshme nuk u zbatuan aso kohe, përkundrazi ajo u denigrua. Shumica e atyre prokurorëve dhe  gjyqtarëve nuk e kaluar dot vettingun. Këto janë arsyet pse nuk është bërë drejtësi. Që kjo ngjarje të zbardhet absolutisht që ne e kemi ndjekur si çështje. Policia e Shtetit ka kërkuar rihetim. Ne shpresojmë më edhe me impaktin që ka dhënë reforma në drejtësi do të bëhet sa më shpejt reforma në drejtësi".

Felaj tha se shpallja "Dëshmorë të Atdheut" për të vrarët ishte simbolika e duhur në këtë 10 vjetor.

Deputetja e Partisë Socialiste foli edhe për fushatën. Ajo thotë se sukseset e arritura kanë bërë që PS të ketë një bazë të fortë për të kërkuar mandatin e tretë. Jemi në territori, jemi me njerëzit.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 21/01/2021 21:24

    kush flet...,mos durofte zoti. E buri burrin si prokuror pa kaluar vetingun. Do kete drejtesi per kete? Po media qe shrkuajti per 150 mije euro qe i morri kandidati per kryetar bashkie ne kucove dhe ja drodhi pastaj? U zhduk lajmi nga mediat te nesermen. plehre

    Përgjigju
  • Laraska: 21/01/2021 18:14

    Përgjigju
  • Laraska: 21/01/2021 18:14

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë