NORVEGJI - Një djalë 10-vjeçar që u ndalua nga policia para një jave pasi kishte marrë makinën e prindërve, ka dalë përsëri në rrugë, por kësaj rradhe mori makinën e një të afërmi të tij.
Para se ta ndalonte për herë të dytë policia, ai përshkoi një distancë prej 30 kilometrash. Kur prindërit e kuptuan që djali i tyre 10-vjeçar aventurier kishte marrë përsëri pa leje makinën, lajmëroi menjëherë policinë.
Kjo e fundit lajmëroi në Twitter dhe në radion e trafikut duke i kërkuar ndihmë publikut për të ndaluar fëmijën në rast se e shikonin. Kjo gjë rezultoi me sukses. Djali më në fund u ndal dhe një qytetar që e kishte parë i mori çelësat e makinës që të mos largohej. Një javë më parë, 10-vjeçari mori makinën e prindërve dhe së bashku me motrën e tij 18-muajshe shkuan për të vizituar gjyshërit.
Por, makina që drejtonte fëmija doli nga rruga. Fatmirësisht ai dhe motra e tij nuk pësuan asnjë dëmtim. Kur mbërriti policia, 10-vjeçari i tha efektivëve se ishte një xhuxh që e kishte harruar patentën në shtëpi.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com