Atleti nga Kalifornia, Clark Kent Apuada, 10 vjeç, ka thyer rekordin e kampionit të shumëfishtë olimpik Michael Phelps të vendosur në 1995.

10 vjeçari e ka përmirësuar me më shumë se një sekondë rekordin e Phelps në stilin e fluturës.

Pas thyerjes së rekordit, për mediat ka folur edhe trajnerja Dia Riana, e cila është shprehur se Apuada është një fëmijë shumë i veçantë.

Ky fëmijë është ndryshe nga çdo fëmijë tjetër që kam trajnuar ndonjëherë.

Dia Riana

Ndërsa vetë 10-vjeçari tha se e vetmja dëshirë që kishte ishte që të notonte.

Dua të notoj, sepse unë kam shumë njerëz që më mbështesin. Trajnerët e mi kanë qënë gjithnjë atje për mua, gjithashtu dhe prindërit e mi.

Clark Kent Apuada