10 vjet “Dajti Express”, Malo: Na 
presin të tjera investime në teleferik

10 vjet “Dajti Express”, Malo: Na <br />presin të tjera investime në teleferik
TIRANE - Teleferiku më i madh në Ballkan “Dajti Express” feston 10-vjetorit të krijimit, përmes një ceremonie madhështore eventesh e cila do të vazhdojë për tri ditë me radhë.

Në çelje të festës Migena Malo u shpreh se vijueshmëria e punës së “Dajti Express” ka qenë mahnitëse dhe se ajo bashkë me vëllezërit e saj do të punojnë fort për të çuar përpara investimin e bërë.

“E filluam udhëtimin tonë sot 10 vite më parë, u deshën vite planifikimi dhe investimi për të nxjerrë në pah idenë por në momentin që im atë mori përsipër projektin e dija që një ditë do të bëhej një destinacion turistik për të cilin Shqipëria do të ishte krenar. Shpresoj që unë dhe vëllezërit e mi të mund të ndjekim shembullin e babait tonë e të çojmë përpara vizionin e tij në përmirësimin e këtij investimi për të parë atë një vend të mrekullueshëm për vitet në vijim”, u shpreh Migena Malo.

Ndërkohë Muhamet Malo president i kompanisë “Dajti Express” u shpreh se ndjehet krenar që investimi i tij ka arritur vetëm suksese e premtoi se do të vazhdojë me investime të mëtejshme për ti ofruar vizitorëve më shumë mundësi kënaqësie.

“Desha të ndaja me ju dhe një falenderim tjetër që e kam sepse para 10 vitesh kur u hap teleferiku i parë publik në Shqipëri shumë njerëz ishin skeptik sepse kjo ishte një vepër e një teknologjie shumë të lartë dhe ne nga ana profesionale ne nuk kishim staf të përgatitur për ta vënë në zbatim këtë vepër. U bë 10 vjet dhe ai teleferik nuk ka pas incidentin më të vogël”, tha zoti Malo.

Teleferiku i “Dajti Express” operon në kryeqytet prej 10n vitesh me një shërbim cilësor duke u etiketuar si një nga atraksionet më të rëndësishme turistike të vendit tonë jo vetëm nga turistët e huaj por edhe nga vizitorët shqiptarë.
 
Ceremonia festive e 10-vjetorit të krijimit të “Dajti Express” do të vazhdojë edhe tri ditë të tjera, duke i ftuar të gjithë që të bashkohen në aktivitetet e shumta që janë parashikuar për këto festime.
 
“Dajti Express” mbetet e vetmja mundësi për t’i shpëtuar vapës përvëluese të ditëve të nxehta verore por edhe për të shijuar pamjen mbresëlënëse të kryeqytetit nga lartësitë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk