Kumbaro për Teatrin: Jetojmë në demokraci, ka edhe zëra kundër

Ndodhi të natyrshme e ka cilwsuar ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro protestën e artistëve, regjizorëve dhe të qytetarëve që kundërshtojnë prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Ministrja Kumbaro u shpreh se sikundër ka zëra kundër ka edhe njerëz që kanbë shprehur domosdoshmërinë e një godine të re.

Jetojmë në një shoqëri demoktarike, dhe kemi të gjithë të drejtën të kemi mendim ndryshe dhe ashtu siç ka shumë artist, shumë regjizor, shumë qytetar që në mënyrë publike dhe të hapur, janë shprehur për nevojën dhe domosdoshmërinë por dhe kënaqësinë e një teatri rë ri kombëtar në Tiranë sikurse është kërkuar nga brezat, është po aq e natyrshme që të ketë dhe zëra, të cilët të kenë një mendim ndryshe. Jetojmë në një shoqëri të lirë dhe kjo besoj se është një nga gjërat më të rëndësishme dhe më të mira që ka demokracia.

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

 

Ministrja foli dhe për procesin e ndërtimit të godinës së re.

Teatri Kombëtar është një proçes që ka filluar prej kohësh, do të nisim në dy paralele, dy punë. Pas miratimit nga parlamenti  javën e kaluar të ligjit proçedurial që përcakton rregullat e fillit të një negociate, do të ecim me atë çka parashikon ligji, ngritjen e komisionit dhe të tjera etapa administrative, ndërkohë që nga ana tjetër përfitojë nga rasti që tju kujtojë hapjen e një qendre të re skenike në Tiranë, Turbina, me kushte skenike që besojë për të parën herë i kemi në kryeqytet, e cila krijon mjedise shumë të përshtatshme pune, por dhe krijimtarie për trupën e teatrit kombëtar, por dhe trupa të tjera komëbtare, duke theksuar që nuk mund të jetë ai teatri kombëtar i përhershëm, është një qendër e re skenike në tiranë me shumë dimesione, që do të strehojë përkohësisht Teatrin Kombëtar deri sa të kryehen proçedurat dhe të shkojnë drejt realizimit të një projekti të ri për një teatër të ri kombëtar që patjetër do ta quajmë teatri i së ardhmes.

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës

Nga ana tjetër ministrja Kumbaro foli dhe rreth arritjeve dhe sfidave të këtyre 10 viteve që Berati është përfshirë në UNESCO. Ajo tha se katër herë më shumë investime janë dhënë për Beratin në vitin 2018 duke mundësuar më shumë investime.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër