10 vjet nga vdekja e At Zef Pllumit,
ekspozita e promovime veprash

10 vjet nga vdekja e At Zef Pllumit,<br />ekspozita e promovime veprash
Dhjetëvjetori i ndarjes nga jeta të At Zef Pllumit është përkujtuar me promovimin e veprave në Bibliotekën Kombëtare dhe përmes një ekspozite të pasur.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi figurën  e at Zef Pëllumbit dhe foli për vuajtjet që i shkaktoi regjimi komunist. 

“Jetoi si mendimtar i lirë jashtë cdo kornize edhe në formalizmin e hekurt të diktaturës. Na dhuroi librin rrëfyes librin që shpjegon me vërtetësi  dhe pa mllefe e urrejtje të gjithë ferrin komunist” u shpreh Kumbaro.

E pranishme ishte dhe Odile Daniel, përkthyesja në gjuhën frënge e veprës se At’ Zefit. Ajo foli për vlerat e veprës dhe kujtoi takimet me të.

“Një ditë në Paris zoti Aurel Plasari duke më dhuruar librin e tij më thotë do të ishte mirë që kjo vepër të përkthehet e të  botohet edhe në Francë, E nisa leximin e librit dhe nuk e ndjeva kohën që kalonte dhe e lexova deri në mëngjes . Mbeta e mahnitur nga madhështia, bujaria,finsikëria e shpirtit të tij" shprehet Odile Daniel

Studiuesi Sabri Hamiti vlerësoi vendin dhe rolin e veprës së At Zef Pëllumbit në letërsinë shqipe.

“Më së miri mund ta nderojmë dhe ti japim mirënjohjen pikërisht duke lexuar tekstet e tij sepse e konsideroj At Zef Pllumin një shkrimtar monumental” u shpreh Sabri Hamiti
 
Gjatë aktivitetit një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ekspozitës in memoriam At Zef Pllumbi ku janë sjell dokumente dhe foto të rralla nga jeta dhe veprimtaria shoqërore dhe fetare e martirit të demokracisë.
 
[gallery]24030[/gallery]
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur