10-vjetori i pavarësisë, Haradinaj pret
Rita Orën: Jemi me fat që të kemi

10-vjetori i pavarësisë, Haradinaj pret<br />Rita Orën: Jemi me fat që të kemi<br>
Në 10 vjetorin e Pavarësisë, Kosova është shumë me fat që ka në mesin e saj yllin e muzikës botërore, Rita Ora, të cilën kryeministri Ramush Haradinaj, pas një takimi miqësor e ka falënderuar përzemërsisht për faktin që ishte e pranishme.

Haradinaj u shpreh se “Kënaqësi ta pres yllin e përmasave botërore Rita Ora, e falënderoj që kudo në botë lartësoi emrin e popullit shqiptar dhe të Kosovës. Mirë se erdhe në atdhe, Rita Ora”, tha Haradinaj.

Pas takimit, në një deklaratë për media kryeministri pasi falënderoi yllin e muzikës botërore, i dhuroi hartën e artë të Kosovës. Këngëtarja me famë botërore Rita Ora shoqërohej nga prindërit e saj, ndërsa  falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen që iu bë në Kosovë.

a.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska

SHBA: 'Ndarja' nënkupton fund për Republikën Sërpska