Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.
Teksa na ndajnë 16 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit.
Më pas ai ka faktuar se në 7 vitet e fundit janë hequr 300 milionë euro asete nga duart e krimit dhe vetëm përmes operacionit Forca e Ligjit u asgjësuan 78 grupe kriminale.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.