100 figurat në bulevard, Spahia: Pinjollët e diktaturës po glorifikojnë gjakatarët e regjimit

100 figurat në bulevard, Spahia: Pinjollët e diktaturës po glorifikojnë gjakatarët e regjimit

Bardh Spahia

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka reaguar për debatin lidhur me ekspozimin e 100 portreteve të “Heronjve të Popullit” në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në nderim të 75-vjetorit të Luftës Antifashiste në Shqipëri. Ai thotë se mes atyre ka figura gjakatare të regjimit komunist, ndërsa sjell një krahasim me atë që ndodh në SHBA.

"Ndodh në SH.B.A. Departamenti Amerikan i Shtetit: "Sot në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne kujtojmë ata miliona njerëz që humbën jetën nën rregjimet shtypëse komuniste. Ne gjendemi pranë atyre që vazhdojnë të vuajnë në perpjekjet e tyre për liri që duhet ta gëzojnë të gjithë".

Po në Shqipëri? Në Shqipëri pinjollët e diktaturës komuniste me paturpësinë më të madhe e në mënyrë kriminale glorifikojnë në mes të kryeqytetit tonë figura gjakatare te rregjimit më të egër komunist. Jo vetëm nuk kujtohen e nderohen vuajtjet e viktimave të komunizmit, siç ndodh në SH.B.A. por përdhoset e nëpërkëmbet qëllimisht kujtimi i tyre dhe kontributi i jashtëzakonshëm që ata individë të nderuar, dinjitozë e guximtarë dhanë për atdheun tonë.

Le ti kujtojmë sot e përjetë e të frymëzohemi nga qendresa dhe sakrifica e tyre sublime" tha Bardh Spahia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 08/11/2019 15:35

    Pordhitikani haha!Fshati digjet,ku..a krihet!njerzit pa bukë....ky nuk di çflet!

    Përgjigju
  • asl: 08/11/2019 13:24

    Kudo ne bote ka komuniste ka fashite qe kan parti dhe ne parlament ka dhe "demokrat"si puna jote o karagjoz.Po ti nuk di cdo me thene demokraci e jo me te jesh demokrat.Respekt per ate qe beson cdo njeri ajo eshte demokraci o llumi i politikes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri