Që nga maji kur artisti njoftoi për ngjarjen së paku 1800 gra kanë aplikuar që të jenë pjesë e këtij instalacioni artistik. Gratë vijnë nga e gjithë bota dhe u përkasin racave dhe moshave të ndryshme. Disa prej tyre ndodhen në mesin e grave vetëm për të treguar trupin e tyre krenarisht, ndërkohë që të tjera kanë si qëllim të dërgojnë një mesazh drejt Donald Trump.
“Donald Trump ka thënë shumë gjëra fyese për gratë. Ai nuk i kupton ato dhe nuk do të marrë votën e tyre”, tha njëra prej grave. Fotografi i kishte këshilluar që të mbanin nga një çarçaf apo peshqir nëse policia do të ndërpriste aktivitetin e tyre pasi është e paligjshme të dalësh lakuriq në Ohio. Megjithatë në rast të ndërhyrjes do të arrestohej vetëm oragnizatori, por diçka e tillë nuk ndodhi sepse gjithçka përfundoi ashtu siç ishte planifikuar.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com