FOTOT/ Spartak Ngjela kapet mat në shoqërinë e biondes misterioze! Incidenti që “sikletosi” avokatin

FOTOT/ Spartak Ngjela kapet mat në shoqërinë e biondes misterioze! Incidenti që “sikletosi” avokatin

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela njihet për komplimentet e shumta që bën shpeshherë publikisht për vajzat e ekraneve shqiptare. Politikani është parë gjithë jetën si një burrë beqar dhe nuk i ka zbuluar asnjëherë romancat e tij, madje gjatë një interviste të bërë disa kohë më parë, Ngjela refuzoi të tregonte nëse ishte i dashuruar, por pranoi se ka raporte erotike me dikë.

 “Është një pyetje që nuk flitet. Që kam raport erotik nuk diskutohet. Ajo është një çështje që e dimë vetëm unë dhe ajo tjetra. Jo të gjitha dashuritë janë sëmundje. Janë kënaqësi”, u përgjigj ai. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar së fundmi avokatin në një nga resortet e Tiranës. Mirëpo ajo çka tërhoqi më së shumti vëmendjen ishte gruaja misterioze që ai kishte në krahë.

Në foto Ngjela dhe gruaja që shoqëron shihen duke pirë një kafe së bashku ku më pas janë larguar të dy me makinën e tij. Nuk dihet nëse biondja është thjesht një mikeshë e politikanit apo kanë diçka më shumë. Kujtojmë se para pak kohësh, avokati Spartak Ngjela i bëri një kompliment Bora Zemanit në një foto që moderatorja kishte publikuar në “Facebook”, ku vlerësonte me superlativa, intelektin, elokuencën dhe bukurinë fizike të saj. Komenti i Ngjelës u bë viral në media dhe ne rrjetet sociale, pasi rrallë ndodh që personazhet e politikës të shprehin simpatinë publikisht për moderatoret e emisioneve televizive.

 “Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruante avokati i njohur, por Bora nuk i ktheu përgjigje. Por, Spartaku rrëfeu më pas se Borës i kishin pëlqyer komplimentet që i ka bërë mbi “fizikun dhe klasin e saj”, madje sipas tij, ajo e ka falënderuar.

“Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai./Panorama

1/3
K.T./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Primaret e Berishës nxorën kandidatët më të mirë për 14 majin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto

VIDEO/ Të dashuruar me Messin, lojtarët e Australisë në radhë për foto