Në mëngjesin e 3 shkurtit, karabinierët e Njësisë Hetimore të Bergamos, të ndihmuar nga ushtarakët e stacionit të Cislagos (Varese), arrestuan në zbatim të një urdhri burgimi të lëshuar nga Prokuroria e Bergamos, një tunizian 47-vjeçar, i dënuar me 6 vjet e 1 muaj burg pas hetimit “Romano 2017”, i cili kishte bllokuar një trafik të rëndësishëm lëndësh narkotike në territorin e Bergamos.
Gjatë veprimtarisë hetimore u konstatua se të dyshuarit, me shtetësi shqiptare dhe të Afrikës Veriore, blinin kokainë me origjinë nga Amerika e Jugut për ta rishitur më pas Bergamo.
Kreu operativ i organizatës përbëhej nga shqiptarë, të vendosur në zona të ndryshme të Bergamos dhe në territore përreth, të cilët dispononin një numër të madh apartamentesh të marra me qira dhe të përdorura si baza logjistike për magazinimin dhe shpërndarjen e mëvonshme të lëndës narkotike.
Droga u shitej më pas shpërndarësve, kryesisht me origjinë nga Afrika e Veriut, të cilët e tregtonin me pakicë. Hetimet mundësuan jo vetëm përcaktimin e strukturës së organizatës dhe roleve të anëtarëve të saj, por edhe identifikimin e një parku të konsiderueshëm automjetesh të përdorura për dërgesat, shumë prej të cilave ishin të pajisura me dysheme të dyfishta të ndërtuara në mënyrë të zgjuar.
Kokaina, origjina e së cilës, bazuar në elementët hetimorë, i atribuohej territorit holandez, ku mbërrinte nga Amerika e Jugut, transportohej në Itali nga korrierë të huaj me automjete me targa franceze dhe gjermane, të modifikuara posaçërisht për të fshehur sasi të mëdha lënde narkotike. Vëllimi i përgjithshëm i kokainës së importuar ishte vlerësuar në mbi 100 kilogramë.
Tuniziani i arrestuar së fundmi nuk ishte përfshirë ndër përfituesit e urdhrit të masës së sigurimit të dhjetorit 2019, por ishte denoncuar në kuadër të procedimit penal për dorëzimin e dokumentuar prej 5 kilogramësh kokainë që ai kishte kryer në favor të një bashkëkombësi, ngjarje e ndodhur në parkimet e një Qendre Tregtare. Për këtë arsye, në përfundim të procesit gjyqësor, ai u shpall fajtor dhe u dënua. Aktualisht, tuniziani ndodhet në burgun e Busto Arsizios, ku do të vuajë dënimin.
Komente








