10 mijë lekë ryshfet për të lëshuar vërtetime false për pajisje me dokumente bullgare, lihet në burg vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës dhe një tjetër zyrtar

Gjykata e shkallës së parë Dibër ka lënë në burg Luan Mjeshtrin, administrator i njësisë administrative Ostren, dhe Arlin Limanin Specialist i shërbimit social në të njëjtën njësi administrative. Të dy të arrestuarit akuzohen se në këmbim të 10 mijë lekëve ryshfet lëshonin vërtetime false për qytetarë të ndryshëm që këta të fundit të përfitonin dokumente bullgare.

Ndërsa Fitim Balla, sekretar i Këshillit Bashkiak të Bulqizës është lënë në arrest shtëpie. Të tre zyrtarët akuzohen për dhënie certifikatash me kombësi Bullgare me qëllim përfitimin e pasaportave dhe shtetësisë Bullgare.

Luan Mjeshtri është njëkohësisht vëllai i kryebashkiakes së Bulqizës, Festime Mjeshtri, gjë që sjell konflikt interesi. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ana e saj se përse nuk e kishte shkarkuar pasi u informua mbi akuzat ndaj tij.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja