100 milionë dollarë zhduken në Liberi

100 milionë dollarë zhduken në Liberi

Foto ilustruese

Liberia për zhdukjen e kartëmonedhave të reja me vlerë 16 miliard dollarë liberian (103 milionë dollarë amerikanë) të destinuara për bankën qendrore ka nisur një hetim.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria e informacionit është shprehur se qeveria ka ndaluar largimin e 15 personave nga vendi, ndërkohë që kërkimet për kartmonedhat e zhdukura vazhdojnë.

Mes emrave në listën e personave të ndaluar janë edhe djali i ish-presidentit Ellen Johnson Sirleaf, Charles Sirleaf dhe ish guvernatori i bankës qendrore Milton Weeks.

Bëhet e ditur sipas mediave lokale, se paratë ishin dërguar me një kontejner në kryeqytet, Monrovia, pasi u shtypën në Liban dhe Suedi gjatë periudhës nëntor 2017 – prill 2018.

Për momentin nuk ka asnjë të dhënë se si u zhdukën paratë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen