100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë, MInistrja e Jashtme: Mbështetja e tyre, thelbësore avancimin e axhendës tonë evropiane

100 vite marrëdhënie diplomatike me Çekinë dhe Sllovakinë, MInistrja e Jashtme: Mbështetja e tyre, thelbësore avancimin e axhendës tonë evropiane

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Çekisë dhe Ambasadën e Republikës së Sllovakisë zhvilluan një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me atë që dikur quhej Çekosllovaki.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Xhaçka tha se Shqipëria është mirënjohëse ndaj Çekisë dhe Sllovakisë për rolin e tyre pro-aktiv në advokimin dhe përshpejtimin e rrugës sonë drejt BE-së.

“Shqipëria i konsideron Çekinë dhe Sllovakinë si dy “avokate të forta” të rrugëtimit tonë drejt BE-së. Zërat e tyre, si pjesë edhe të Grupit të Vishegradit, kanë qenë shumë të rëndësishme në lidhje me avancimin e Shqipërisë në axhendën e saj evropiane. Ndaj dhe mirëpresim vijimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë e konstruktiv, veçanërisht gjatë Presidencës së ardhshme çeke të BE, në gjysmën e dytë të këtij viti, për të avancuar përpjekjet tona për integrim më të ngushtë e më të shpejtë të Shqipërisë me BE-në”, u shpreh ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet, Ambasadori i Çekisë Karel Urban, shprehu mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke për proceset integruese evropiane të Shqipërisë.

“Shpresoj se Konferenca e parë Ndërqeveritare do të ndodhë në qershor. Jam i sigurt se Presidenca Çeke do të bëjë të pamundurën për të vazhduar dhe shtyrë procesin më tej, veçanërisht në dritën e ngjarjeve të trishtueshme në Ukrainë”, tha ai.

Ndërsa, Ambasadori i Sllovakisë Peter Spišiak theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Sllovaki bazohen në vlera dhe prioritete të përbashkëta që do t'i udhëheqin dy vendet të punojnë së bashku gjatë viteve të ardhshme.

“Bashkëpunimi ynë i ndërsjellë vazhdon edhe gjatë anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Sllovakia ka qenë gjithmonë një promotore e fortë e zgjerimit të BE-së dhe një mbështetëse e fortë e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë u vendosën në vitin 1922, kur si një anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria kërkonte të shtonte numrin e aleatëve dhe partnerëve të saj, si për sa i takon lidhjeve diplomatike ashtu edhe atyre ekonomike. Më 1 janar 1993, Shqipëria njohu Republikën Çeke dhe Republikën Sllovake, si dy vende të pavarura dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me secilën prej tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë