TIRANE- Festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë janë zhvilluar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Zbukurime të pafundme, dekore ngjyrash kryesisht kuq e zi, flamuj kombëtarë janë vendosur cdo cep të qytetit. Pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të qytetit, ndihet atmosfera e festimit të 100 vjetorit të pavarësisë.
SHKODRA GATI PER FESTIMET E 100-VEJTORIT
Qyteti i Shkodrës është gati për ceremoninë festive me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas organizatorëve çdo gjë është drejt përfundimit ndërkohë që bashkia e Shkodrës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen aktiviteteve festive që do organizohen në pedonalen përpara bashkisë së Shkodrës. Pas dekorimit të të gjithë qytetit, aktivitetet do nisin që në orët e para të mëngjesit e më pas për të vijuar me ceremoninë e ngritjes së flamurit ndërsa pas kësaj ceremonie forcat e armatosura dhe efektivët e policisë, zjarrëfikësit dhe një grup studentësh do të parakalojnë në pedonale.Më pas do të hapen dyert e bashkisë së Shkodrës për të gjithë qytetarët ndërsa do kenë mundësi të vizitojnë një ekspozitë si dhe zyrën e kryetarit të bashkisë. Aktivitetet do të përfundojnë në orën 19:00 ku në sheshin “Luigj Gurakuqi” do të hidhen fishekzjarret. E megjithatë një pjesë e aktiviteteve të parashikuara për ditën e mërkurë janë anulluar pasi administrata do t’i bashkohet festimeve në kryeqytetin e Shqipërisë.
KORCË, SHTOHET FLUKSI NE PIKAT KUFITARE
Festa e pavarësisë ka shtuar numrin e të ardhurve në pikat kufitare të qakurt të Korçës, të cilët vijnë për të festuar. Rritje të fluksit ka pasur edhe në pikën kufitare të Maqedonisë, Qafë Thanë ku një numër i madh shqiptarësh nga Maqedonia po hyjnë në Shqipëri për të festuar në Vlorë.
PEQIN FESTA ME FISHEKZJARRE
Me një ceremoni festive qyteti i Peqinit ka kremtuar mbrëmë 100 vjetorin e pavaresisë së tij. Qindra qytetare ishin mbledhur për të festuar këtë ngjarje të madhe të historisë tonë. Kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi në mënyrë simbolike ngriti flamurin në sheshin kryesor të qytetit. Festa e vazhdoi deri në orët e vonë, përmes një atmosfere të zjarrtë që dhuruan këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare.
GJIROKASTËR
Qafa e pazarit si vendi që vizitohet më shpesh nga turistët e huaj, si rrallëndonjëherë, është kthyer në vendin më të dekoruar me simbolet kombëtare. Shitoret e suvenireve të përqëndruara në këtë zonë, përjetojnë ditët e tyre më të mira pasi interesi për të blerë objektet që kanë më tepër domethënie në këto ditë, janë tërhequr masivisht jo vetëm nga turistët, por me shumicë nga vendasit. Përgjatë gjithë javës , mjaft aktivitete të karakterit historik, promovues dhe kulturor, kanë zënë vend në qytet. Ato kanë qenë të organizuara prej Institucionit të Prefektit, Bashkisë së Gjirokastrës dhe deputetëve Genc Ruli e Spiro Ksera.
(sg/aq/pn/di/en/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com