Korça këtë të shtunë feston 100-vjetorin e pavarësisë nga qarqet shoviniste. Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Korçës krahinë autonome, studiuesi dhe restauratori Frederik Stamati prezanton flamurin që ngriti Themistokli Gjermenji në Korçë më 10 dhjetor 1916 me rastin e kësaj dite të shënuar.
Stamati rrëfen historinë e zbulimit të flamurit që sot ka vlera muzeale të çmuara. “Kur u largua nga Korça, koloneli Dekoen u mor vesh me parinë e Korçës për ta marrë me vete flamurin në France dhe për ta kthyer kur në Shqipërinë e çliruar të krijoheshin kushtet për ta ekspozuar në një muze.
Muzeu kombëtar u krijua ne vitin 1922. Drejtori i muzeut, Viske Babatasi, i'u drejtua tashmë gjeneralit Dekoen, për ta kthyer flamurin. Në arkivin e Ministrisë së jashtme të Shqipërisë ruhet korrespondenca përkatëse. Flamurin e solli Justin Godart dhe me dt 22 dhjetor 1922, së bashku me Pandeli Evangjelin dhe e vendosen ne Muzeun kombëtar”, shkruan Ndër të tjera Stamati.
Me tej ai thekson se i janë dashur 4 vjet për identifikimin e tij. Pasi është lidhur me studiues franceze të interesuar për çështjet shqiptare i ka dërguar një letër Dekoen-it, por posta ia ktheu.
Befas në albumin e botuar nga Fototeka Marubi me rastin e "100 vjetorit të Pavarësisë" Stamati sheh fotografinë e çastit të ngritjes së flamurit në Korçë, që Marubi e kishte rifotografuar nga një foto e vendosur në "Ekspozitën e 25 vjetorit të Pavarësisë", në vitin 1937. “Aty edhe gjeta elementet identifikues”, thotë Stamati për flamurin që i dha pavarësinë Korçës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO