BELGJIKË - Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve që gjatë Luftës së Parë Botërore kanë qenë armike, janë bashkuar në ceremoninë ku është shënuar 100 vjetori i fillimit të Luftës së Madhe.
Ceremonia e mbajtur në Memorialin e Aleatëve në Liezh të Belgjikës shënon një shekull nga koha kur Gjermania ndërhyri ushtarakisht në Belgjikë, saktësisht më 4 gusht të viti 1914.
Kryeministri belg, Eio Di Rupo ka thënë se “është fondamentale që të nderojë kujtimin e miliona civilëve dhe viktimave ushtarake” dhe në të njëjtën kohë të nderohet rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar.”
Në mesin e të ftuarve në këtë ceremoni janë edhe presidentët e Francës, Gjermanisë, Duka dhe Dukesha e Kembrigjit, William dhe Kate, Mbreti i ri i Francës, Filipe VI.
Në ceremoni gjithashtu ka marrë pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Nishani, por edhe nga vende të tjera si Armenia, Austria, Bullgaria, Serbia etj.
Shtetet e Bashkuara e cila u bë pjesë e kësaj lufte në vitin 1917, është përfaqësuar nga ambasadori amerikan në Belgjikë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO