Ministria e Arsimit ka publikuar listën e psikologëve të cilët do të jenë në dispozicion të nxënësve, prindërve dhe familjeve të prekura nga situata e ditëve të fundit lidhur me protestat e dhunshme.

Në listën e përpiluar në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut, përfshihen mbi 20 profesionistë të shëndetit mendor.

“Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Urdhrin e Psikologut përmes asistencës së më shumë se 20 psikologëve të gatshëm për mbështetjen psikologjike të qytetarëve, krijojnë mundësinë për t'i ofruar shërbimin e nevojshëm çdo qytetari, të riu, të mituri, nxënës shkollash etj. që ngjarjet e ditëve të fundit i kanë ekspozuar ndaj shprehjeve dhe akteve të ndryshme të dhunës. Për këtë arsye, ekipi i psikologëve është në dispozicion ndaj çdo nevoje e rasti që kërkon vëmendje, mbështetje e trajtim”, thuhet në njoftimin ku është bashkëngjitur edhe linku i posaçëm me emrat dhe kontaktet e psikologëve.

P.J/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?