100-vjetori i lindjes së i piktorit nga
Gjakova Qamil Grezda, rrëfehet i biri

100-vjetori i lindjes së i piktorit nga<br />Gjakova Qamil Grezda, rrëfehet i biri
Qamil Grezda, të cilit vetëm në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë i ruhen 33 vepra, jo pak herë është lënë jashtë vëmendjes.

Ndërsa në këtë 100-vjetor figura e tij do të rikthehet si një ndër piktorët e shquar të traditës shqiptare në një sesion shkencor të organizuar nga Akademia e Shkencave, pohon i biri Ermir Grezda.
 
Piktori Qamil Grezda ka lindur në Gjakovë në maj të vitit 1917 në një familje misionare patriotike. Familja e tij u largua nga Kosova për shkak të politikës diskriminuese serbo-sllave. 
 
Më pas familja Grezda vjen në Tiranë, ndërsa Qamil Grezda vazhdoi shkollimin me artistët e mëdhenj, Odhise Paskali dhe Abdurrahim Buza. Në vitin 1939, ai u pranua në Akademinë e Arteve në Romë, të cilën e kreu me sukses.
 
Grezda shquhet për kreativitet të lartë shprehës, ku dallohen portrete si “Romania”, “Portret plake”, “Portret gruaje”, “Shkodrani” e të tjera. Ai shquhet edhe për pikturimin e figurave historike, si “Bajram Curri”, “Isa Boletini”, “Gryka e Kaçanikut”, “Lidhja e Prizrenit “ “Hasan Prishtina”, etj.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë