100 vjetori i Partisë Komuniste kineze, Xi Jinping: Kërcënon perëndimin, nuk do të lejojmë që Kina të ngacmohet

Në 100 vjetorin e Partisë Komuniste kineze , presidenti Xi Jinping deklaroi se Kina nuk do ta lejojë që të tallet dhe ngacmohet nga askush dhe kushdo që përpiqet të bëjë një gjë të tillë “ do t’i thyhet koka përpara Murit të hekurt të 1.4 miliardë kinezëve".

I veshur me një kostum gri me kopsa, i ngjashëm me stilin e Mao Cedunit, Xi foli nga ballkoni i Tiananmen, duke theksuar edhe njëherë rolin e partisë në sjelljen e Kinës në hapësirën globale dhe duke thënë se ajo kurrë nuk do të ndahej nga populli.

"Ne Kinezët jemi një popull që mbështesim drejtësinë dhe nuk frikësohemi nga kërcënimi i fuqisë. Populli Kinez është një popull me një ndjenjë të fortë krenarie dhe vetëbesimi. Ne kurrë nuk kemi ngacmuar, shtypur ose skllavëruar kombet e tjera, as në të kaluarën, as në të tashmen as në të ardhmen. Populli kinez nuk do të lejojë absolutisht asnjë forcë të huaj të na ngacmojë, shtypë ose skllavërojë. Kushdo që përpiqet ta bëjë këtë do të përfundojë me kokë të thyer përpara Murit të hekurt të 1.4 miliardë kinezëve , "tha ai.

Ceremonia e 100 vjetorit u mbajt në sheshin Tianmen në të cilën morën pjesë mijëra ushtarë dhe qytetarë. Avionët e forcave ajrore fluturuan në ajër aty ku formuan edhe numrin 100 në ajër.

Ngjarjet e së enjtes janë kulmi i ceremonive javore dhe shfaqjeve që vlerësojnë rolin e partisë në sjelljen e përmirësimin e cilësisë së jetës në vend dhe në arenën ndërkombëtare.

Kina është përfshirë në një rivalitet të madh me Shtetet e Bashkuara për statusin e fuqisë globale dhe është përplasur me Indinë përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025