100-vjetori i Pavarësisë, vipat urojnë online

100-vjetori i Pavarësisë, vipat urojnë online
Personazhet e njohura shqiptarë i janë bashkuar urimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë nëpërmjet statuseve dhe publimeve të ndryshme në Twitter dhe Facebook. Gjithashtu edhe më anë të fotove, të cilat shprehin anën patriotike disa prej vipave shqiptar kanë shprehur lumturinë e tyre në këtë ditë të veçantë të kombit shqiptar.

Këto janë disa nga urimet të publikuara në rrjetet sociale nga personazhet vip:

Ish-missi Floriana Garo

Gëzuar Shqipëtarë kudo që ndodheni!! Sa bukur të shohësh rrugët, ndërtesat, njerëzit, e madje edhe GOOGLE KUQ e ZI! :) Të gjithë me shpirt jemi kuq e zi sot! Qofshim të bashkuar, të lirë, dhe të begatë për shekuj me rradhë!! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Këngëtarja Miriam Cani

Gezuar nga zemra te gjitheve 100 vjetorin e Pavaresise.. Per nje kombe sa me te bashkuar...ashtu si sot, uroj ti shoh Shqipetaret gjithmone te bashkuar..dhe jo te perçare...te bashkuar me sinqeritet,pozitivitet dhe mbi te gjitha produktiv. Secili prej nesh ndikon cdo dite me jeten qe bene ne imazhin e shqiperise! Nje shekull te ri sa me te mbare per atedheun tone :)

Moderatorja Luana Vjollca

Uauuu cfare atmosfere...te gjithe kuq e zi,me te bashkuar se kurre shqipetaret nga gjitha trojet po e festojne kete date te shenuar :))) Sot e them me plot gojen jemi 1!!!! Faleminderiit e bukura Shqiperia ime...Gezuar!

Këngëtarja Leonora Jakupi

Anembanë Kuq e Zi. Oh sa mirë me qen Shqipetarë. Jemi një, mbesim një dhe vdesim një. Rroftë flamuri ynë Kombëtarë, rrofte Shqiponja dy krenare. Urime 100 vjetori i pavarësisë. Falë deshmorëve, gezuar festen te gjithë Shqipëtarëve ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni, Greqi, Mal te Zi dhe kudo ne bote.

leonora jakupi

Moderatori Bledi Strakosha

Shqipëria sapo mbushi 100 vjet si shtet i pavarur. Uroj t'ia kaloni sa më gëzueshëm e mos harroni se mbi gjithçka, përvjetore të tilla vlejnë edhe si momente reflektimi. Ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe Shqipërinë tonë të dashur. Gëzuar!

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore! Shqipëria dhe Kosova në zi

Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore! Shqipëria dhe Kosova në zi