TIRANE - Postieri i dixhitalizuar është risia që ofron Posta Shqiptare në 100 vjetorin e krijimit të saj. Nëse postieri mbërrin në derën tuaj nuk do keni nevojë të hidhni firmën mbi fletore apo blloqe pasi të dhënat e objektit postar do të kontrollohen në një paisje elektronike. Në ceremoninë e inaugurimit të shërbimit ishte i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha.

Në 100-vjetorin e saj, Posta Shqiptare ka shtuar numrin e shërbimeve për qytetarët. Risia është ai që cilësohet postieri dixhital, i cili është konceptuar në formën e një poste lëvizëse e informatizuar.

Nëse postieri mbërrin në derën tuaj ju nuk keni më nevojë të hidhni firmën mbi fletore apo blloqe pasi të dhënat e objektit postar do të kontrollohen në një pajisje elektronike.

Në ceremoninë e 100-vjetorit ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili dha vlerësimet e tij për këtë institucion.

“Posta Shqiptare është shndërruar në një avanguard të vërtetë të aplikimit të teknologjive më të avancuara. Posta ka përgatitur edhe 700 pika të tjera të shërbehen me internet falas qytetarët në të katër anët e vendit”, - u shpreh kryeministri Berisha.

Që prej ditës së sotme 50 postierë dixhitalë me pajisjen e quajtur PALMAR do të ofrojnë këtë shërbim në kryeqytet.

(gh/Gre.M/Shqiptarja.com)