100 vjetori i vrasjes së Cerciz Topullit
 e Mustafa Qullit, kush i perkujtoi?

100 vjetori i vrasjes së Cerciz Topullit<br /> e Mustafa Qullit, kush i perkujtoi?
Çerçiz Topulli dhe, Mustafa Qulli, gjithë jetën ia përkushtuan çështjes kombëtare, sa edhe jetën e dhanë për mbrojtjen e Shkodrës nga pushtimi Malazez, por në 100 vjetorin e vdekjes askush në metropolin verior dhe më gjerë u kujtua për ta.
 
Në vendin kur heroi i popullit, Cerzic Topulli, së bashku me shokun e tij të luftës, Mustafa Qullin, u pushkutuan nga forcat malazezë në Shtoi të Shkodrës për vite me radhë kryheshin homazhe pranë bustit të patriotëve.
 
Por këtë vit askush nuk u kujtua për ta nga instancat zyrtare, ndërsa ishte studiuesi mirditor, Paulin Zefi, drejtori i Monumenteve të Kulturës në Lezhë, që në këtë përvjetor jubile ngriti shqetësimin e lënies në harresë të këtyre kolosëve të patriotizmit shqiptar.
 
Çerciz Topulli dhe Mustafa Qulli,të cilët pasi i kishin arrestuar me dt.7-korrik të 1915 ,po i dergonin në Cetinjë të Malit të Zi por toga ushtarake me 15 korrik të të po atij viti vendosi ti ekzekutonte në afërsi të fshatit Shtoi dy patriotët e nderuar, të cilët kishin ardhur nga Gjirokastra për të luftuar për mbrojtjen e Shkodrës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës