TIRANE - Në fokus të aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në një ceremoni në kryesinë e Kuvendin, ishte figura e gruas shqiptare.
Nën udhëheqjen e kryeparlamentares Jozefina Topalli, u nderua sot kontributi i grave shqiptare në 100 vjet Pavarësi në fusha të ndryshme, të cilat, siç u shpreh Topalli i kanë dhënë nder dhe krenari kombit.
“Ne nderojmë brishtësinë, delikatesën, dinjitetin e gruas shqiptare, kësaj gruaje te lindur ne “djepin e tragjedisë” e te “dramës pa fund”, por qe kurrë nuk u vyshk ne freskinë e ne fisnikërinë e saj njerëzore.”, tha Topalli.
Në një nga sallat e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte veshur kuq e zi, kryeparlamentarja dhuroi botimin special të Kuvendit me Akte të Themelimit të Shteti Shqiptar, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për misionin e grave shqiptare.
Me motivacione të ndryshme për figura të njohura të gruas shqiptare, si Tefta Koço, Marije Kraje, Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza Anagnosti, Vaçe Zela e shumë personalitete të tjera, kryeparlamentarja u shpreh se: “Sot nderojmë një pjesë të grave simbol të qëndresës e të forcës së gruas shqiptare, siç vetëm një grua mund të jetë”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com