VLORE- Bllokimi i grantit qeveritar ka vështirësuar zbatimin e projekteve të nisura nga ana e Bashkisë së Vlorës, në kuadër te 100-vjetorit të Pavarësisë.
Punimet, të cilat kanë nisur para disa kohësh, ende nuk kanë përfunduar ndonëse dhe vetëm një muaj ka ngelur nga dita e shumëpritur.
Nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Arben Beqiri sqaron se shkak për këtë situate është moskoordinimi i duhur me qeverinë, por thekson se falë edhe investitorëve privatë punimet do të përfundojnë në kohën e duhur.
“Cungimi i grantit qeveritar ka penguar shumë në ecurinë e punimeve që po bëhen në kuadër të investimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë. Gjithsesi bashkia, duhet theksuar me ndihmën e biznesit në këtë qytet, po bën të pamundurën që punimet e nisura të përfundojnë në kohë”, u shpreh Beqiri.
Vlora pritet të jetë epiqendra e festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë, prandaj qyteti bregdetar përgatitet të mirëpresë manifestues të shumtë nga mbarë trojet shqiptare.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com