'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën

'1000 ditë luftë', Ministria e Jashtme: Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën

Sot mbushen plot 1 mijë ditë nga nisja e sulmeve ruse mbi Ukrainë.

Mbi këtë ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se vendi ynë qëndron në solidaritet me Ukrainën.

“Sot shënohen 1000 ditë që nga pushtimi rus në shkallë të plotë të Ukrainës, një sulm shkatërrues ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në këto 1000 ditë, Ukraina ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur tokën dhe popullin e saj. Lufta vazhdon dhe Shqipëria qëndron në solidaritet me Ukrainën ndërsa lufton për liri, paqe dhe drejtësi”, thuhet në postim.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë