Neranxi, kompania lider në sektorin ushqimor ka çelur sot siparin e panairit të 11 të Kulinarisë nën sloganin “1001 ide për një shije”. Prej 28 vitesh në treg, Kompania Neranxi organizon këtë panair 3 ditor ku bëhen bashkë furnitorë, mjeshtra të kuzhinës dhe klientë.
Presidenti i Kompanisë, Nikollaq Neranxi theksoi në fjalën e tij se cilësia dhe standardet janë elementët kryesore të cilat bashkohen me shijen dhe estetikën.
Ne nuk bëjmë kompromis me cilësinë, kur më propozojnë produkte gjithmonë u them a është aq e mirë dhe e sigurt për t’ua thënë fëmijëve tanë. Ne eksperimentojmë shumë që të arrijmë të nxjerrim shije të mira dhe të pëlqyera nga të gjithë dhe për ta gjithë. Për këtë arsye slogani i panairit për këtë vit është “1001 ide për një shije” dhe nuk është aspak metaforë sepse mjeshtrat tanë të kulinarisë arrijnë që të shpikin 1001 mënyra për të arritur në një shije të saktë dhe të mirë.
Presidenti i Kompanisë, Nikollaq Neranxi
Panairi i këtij viti i cili mbahet në datat 27, 28 dhe 29 prill do të ofrojë risi në të gjithë sektorët ku operon kompania.
Panairi do të ofrojë risi në të gjithë sektorët ku operojmë, do të gjeni lëndë të para dhe produkte të reja për bare, restorante, pastiçeri, xhelateri, bukëpjekës, katering, kuzhinë meksikane, aziatike dhe arabe, disa lëndë të para për disa linja prodhimi janë risi. Kemi pasuruar gamën e ambalazheve dhe cdo gjë që u duhet këtyre sektorëve.
Presidenti i Kompanisë, Nikollaq Neranxi
Midis shumë të pranishmëve në Panair, Prof. Dr Vlash Mara thekson avantazhet konkurruese të Kompanisë Neranxi në tregun e Kulinarisë shqiptare
Një nga pikat më të forta të produkteve Neranxi është cilësia dhe garancia e tyre, këto produkte blihen nga jashtë shtetit nga firma të mirënjohura, të sigurta nga të gjitha parametrat
Prof. Dr Vlash Mara
Kompania Neranxi me produktet e saj, mbulon 80% të tregut duke qenë gjithmonë një hap përpara në shërbimin e tyre kundrejt njerëzve.