Dhurata Thanasi: “Byreku nuk është vetëm bullgar, por i mbarë Ballkanit”

Të ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, ishin ekspertja e kulinarisë, Dhurata Thanasi dhe gastronomi Olsi Thanasi, të cilët folën për klasifikimin e byrekut si një ndër ushqimet më të shijshme në botë dhe regjistrimin e tij si pronë bullgare. Klasifikimi i realizuar nga faqja e famshme e kuzhinës tradicionale “Taste Atlas”, kishte për qëllim të evidentonte vlerat e byrekut dhe vendin ku përdoret më shumë.

”Sipas mendimit tim, byreku nuk është në pronësinë e bullgarëve, por e mbarë  ballkanit” - Kështu e nis diskutimin ekspertja Dhurata Thanasi në studio.

”Unë kam jetuar në të gjithë vendet e Ballkanit në përiudha të ndryshme dhe ajo që  ka parë me siguri është se brumërat prodhohen nga shqiptarët, pra ata shesin bukën dhe çdo prodhim brumi” vazhdoi më pas ajo. Në vendin tonë nuk ka një ent që përcakton autenticitetin e produkteve vendase.

Sipas Dhuratës, "Taste Atlas" është një faqe serioze, por ka bërë një hulumtim të njëanshëm. Ata duhet të thonë saktësisht ku bazohen që e klasifikojnë byrekun si bullgar, pasi të gjithë këto vende kanë qenë dikur nën Perandorinë Osmane për qindra vite dhe gastronomia e tyre ka patur ndikim tek njëra-tjetra” theksoi ajo.

Pra sipas ekspertëve të gastronomisë, byreku mund të jetë bullgar, por jo autentik, pasi nuk ka një studim shkencor të saktë, por vetëm të dhëna historike, jo faktike. E pyetur nga moderatorja për disa nga ushqimet që mund të cilësohen si autoktone shqiptare, Dhurata tha: “Mjalti i luleve të Bedunicës, djathi Mishavina, qepët e Drishtit si produkte, bashkë me ullirin e Vlorës, mund të cilësohen si autoktone shqiptare”.

Sipas mediave Bullgare, radio Bullgaria, në edicionin e saj në gjuhën shqipe ka bërë një reportazh të gjatë për këtë. Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Faqja e famshme e kuzhinës tradicionale dhe produkteve vendase, Taste Atlas, i caktoi këtij specialiteti pozicionin prestigjioz të 5-të, ndërsa dy specialitete të tjera bullgare gjithashtu u përfshinë në klasifikim–sallata e shopëve dhe sallata e barinjve. Në rajonet e ndryshme të Bullgarisë, si dhe në gjithë Ballkanin byreku bëhet në forma nga më të ndryshme dhe me mbushje të larmishme.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin