100-vjetori i Jakov Xoxës, ekspozohet poezia e tij e parë e botuar në moshën 19-vjeçare, makina personale e shkrimit dhe dorëshkrimi i rrallë

Kjo poezi është botuar në faqet e gazetës “Tomori” mbi 8 dekada më parë “Këngëtarit të dëshirës”, firmosur nga Jakov Xoxa 19-vjeçar, mund të jetë e para poezi e tij.

Është ekspozuar këtë të enjte në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të 100-vjetorit të tij të lindjes, së bashku me krijimtarinë e tij. 

Nga novelat e parë në ’49, tek botimi fillimisht në “Revistën Nëntori” i “Lumit të Vdekur” nisur nga viti 1961, përkthimet, materialet didaktike, librat që redaktoi mes të cilave “Komisari Memo” i Dritëro Agollit, botimet mbi veprën e tij shkruar nga studiues si Rexhep Qosja apo Nasho Jorgaqi.

Përpos botimeve të Bibliotekës, ekspozitës i shtohen edhe materiale nga Arkivi i Familjes, siç është dorëshkrimi i shtypur “Lotët që flasin”, shkrime e intervista të botuara në gazeta, si dhe makina e shkrimit me të cilën shkrimtari punoi.

Për studiuesit Xoxa mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë shqipe, që diti të gërmojë në aspektet sociale të shoqërisë shqiptare në etapa të ndryshme të saj, por edhe për faktin se është ndër të parët shkrimtarë, që bën pjesë të letërsisë Kosovën.

100-vjetori i lindjes së shkrimtarit do të shoqërohet përgjatë këtij viti edhe me të tjera aktivitete përkujtimore.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?