100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës/ Shkrimtari kujtohet dhe nderohet në Akademinë e Shkencave

Emocione, lot gëzimi dhe duartrokitje iu dedikuan shkrimtarit dhe studiuesit të njohur Jakov Xoxa, në përmbyllje të veprimtarisë të 100 vjetorit të lindjes së tij. Mes artistëve dhe artdashësve të penës dhe librit, i pranishëm ishte edhe djali i tij Agroni.

Agroni thotë se për të dhe familjen Xoxa sot është një ditë feste, ndërsa nuk heziton të përmendë edhe lidhjen e ngushtë të raportit që kishin me njëri-tjetrin prindërit e tij, burrë e grua.

“Të flasësh për prindërit është e vështirë edhe një kënaqësi e madhe që nuk duhet humbur në asnjë rast. Libri me kujtime i Dhuratës është shkruar në momente të vështira psikologjike mbas vdekjes së Jakovit. Dhe sigurshtë është bërë me ndërprerje për arsye të cilat janë pas thënie sime në libër.

Po ato tregojnë gjithësesi shumë mirë atë maragritarë që kishte Dhurata, nëna ime që për fat të keq, duke ia kushtuar jetën tërësishtë veprës së Jakovit duke lënë veten në hije”, thotë djali i Jakovit.

Në këtë ditë mjaft të shënuar, jo vetëm për familjen Xoxa dhe të afërmit e saj, por mbarë Shqipërinë në aktivitet u fol edhe për librin mjaft të dashur “Unë dhe Jakovi”, kjo krijimtari e të ndjerës Dhurata, bashkëshortja themeluesit të letërsisë moderne shqipe, Jakovit.

“Libri me kujtime i Dhuratës  “Unë dhe Jakovi” ka qenë për mua ka qenë një rikthim te Dhurata Xoxa. Është vështirë të ndash Dhuratën nga jeta e Jakovit. Kjo është një mundësi sot për ta parë shkrimtarin edhe nëpërmjet syve të gruas që ka qenë bashkëudhtarja e tij që nga studimet. Mund të them se kam njohur një grua të ditur, dashamirëse, por edhe një grua që bënte gjëra pa zhurmë”, shprehet ish-deputetja Valentina Leskaj.

Në nder të emrit të madh të letrave shqipe, u promovua edhe libri “Jakov Xoxa shkrimtar dhe studiues në 100-vjetorin e lindjes”.

“Në librin “Jakov Xoxa shkrimtar dhe studiues në 100-vjetorin e lindjes” është botim i Akademisë së Shkencave dhe janë përfshirë 18 kumtesa dhe 2 përshëndetje e Kryetarit të Akademisë, Zotit Skënder Gjinushi  dhe Ambasadorit të Kosovës në Tiranë e Zotit Skënder Durmishi”, tha akademiku Shaban Sinani.

Po ashtu u transmetua për herë të parë edhe një dokumentarë për shkrimtarin Jakov Xoxa, nga lindja, tek edukimi, karriera dhe gjithë veprimtaria e tij artistike por, jo vetëm.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës