100-vjetori i lindjes së Marie Logorecit, përkujtohet “Lokja” e kinematografisë shqiptare

Në një ekspozitë fotografike në heshtje edhe pa shumë bujë, përkujtohet në Muzeun Historik Kombëtar një ndër pionieret e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Marie Logoreci  në 100-vjetorin e lindjes. Artistja, që i dha shpirtin e saj artit, kujtohet përpos të birit Pjetër Logoreci, i cili ka organizuar së largu gjithçka, në pamundësi për të ardhur për shkak të Pandemisë Covid 19 në Shqipëri, edhe nga një tjetër i afërm, Franko Kovaçi, i cili përpos roleve kujton edhe vlerat e saj njerëzore.

“Një datë simbolike për një artistë, që për mua më shumë se artiste, ishte një njeri i ngrohtë që nuk të krijonte strese. Por, përpos aktore ka qenë edhe këngëtare edhe piktore”, thotë i afërmi i saj, Franko Kovaçi.

Përmes artit magjik, aktorja e qindra roleve e konsideruar nga kritika, si ‘realiste edhe me personalitet’ ka gdhendur portretin e gruas dhe nënës shqiptare, të malësores me karakter të fortë, veçmas në zonat e Veriut, si Lokja tek “Detyrë e posaçme”, Alisa tek “Rrënjët e thella”, Gjela te “Përmbytja e madhe”, apo të tjera role në teatër tek “Cuca e Maleve” dhe “Halili dhe Hajëria”.

“Shpresoj që ekspozita të ketë frekuentim, që brezi i ri të njihet më mirë, me disa figura që kanë lënë gjurmë në artin shqiptar. Lokja është një ndër personazhet më të kompletuar të saj. Edhe tek Çucat e Maleve, devotshmëria që shfaqte në interpretim ishte mbresëlënëse”, shprehet Franko Kovaçi, gjatë ekspozitës që do të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri në datë 2 tetor.
Marie Logoreci është shuar para 30 vitesh. Mban titujt “Nder i Kombit” dhe “Artiste e Popullit”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë