Po mbahet në Tiranë protesta e 5-të kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Edhe në këtë ditë të 5-të të protestës në kryeqytet, ata kërkojnë anulimin e planit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, që sipas qeverisë parashikohet të kapë vlerën e 4 miliardë dollarëve.
Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku marshuan drejt Kryeministrisë. Para godinës kryeqeveritare, protestuesit mbajtën edhe 1 minutë heshtje për efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili sot humbi jetën gjatë operacionit në Maliq për kapjen e një të shumëkërkuari.
Protestuesit kërkojnë anulimin e planit për ndërtimin e resortit luksoz në Zvërnec, duke ngritur gjithashtu një sërë kërkesash të tjera ndaj qeverisë. Ata kërkojnë shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike, shfuqizimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, si dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Gjatë protestës, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që t’i bashkohen kundërshtimit të projektit.
“Kanë hequr gardhin dhe po ju thonë të shkoni të protestoni atje, që më pas t’ju shantazhojnë ose të krijojnë incidente. Mos bini pre e këtyre kurtheve, sepse janë kurthe. Qeveria është këtu në Tiranë”, u shprehën protestuesit gjatë tubimit.
Nga ana tjetër, Edi Rama është përgjigjur me një video nga ‘Porto Montenegro’, që sipas kryeministrit është një histori suksesi për këtë shtet.
"Live nga perla që e sollën këtu dikush që e përzunë nga Shqipëria. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, ka shkruar Rama në Facebook, krahas videos së shpërndarë.
Report Tv sjell pamje të filmuara me dron të pjesëmarrjes në tubim.
lajm në përditësim...

Qytetarët e Durrësit u mblodhën sërish në sheshin qendror të qytetit për t’iu bashkuar protestës kundra zhvillimit të projektit në Zvërnec.
Pas himnit të flamurit qytetarët mbajten një minute heshtje për humbjen e jetës së efektivit në qytetin e Korçës dhe disa prej tyre vendosën lule në mënyrë simbolike pranë bashkisë.
Protesta vazhdon me fjalën e qytetarëve ku iu bashkuan dhe banorët e prekur nga zhvillimi i projektit të TID-it të cilën ngritën dhe shqetësimin e tyre.
Nuk munguan në shesh as mbështetës nga partitë e vogla opozitare si Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe mbeshtetës të Partisë Demokratike.
Ata treguan për mikrofonin e Report Tv se dalja në protestë nuk vjen vetëm prej zhvillimit të projektit por edhe për mënyrat arbitrare të trajtimit të protestueseve në Zvërnec dhe gjithashtu çështje të tjera kombëtare.
Protesta pati prani nga qytetare te thjeshte dhe nuk pati figura politike te pranishme
Komente












Mos e kanalizoni kuptimin e kesaj proteste aty ku doni ju. Njerezit jane ngopur me kete qeverisje arrogante. Nuk jane kunder investimeve, po jane kunder atyre qe duan te investojne duke prishur vendin dhe duke marre zvarre njerezit. Keshtu qe te hapin krahun edhe Saliu edhe Edi se e kane bere vendin si sarajin e tyre.
PërgjigjuKjo proteste sa po rritet , mesa duket iku politika e vjeter
Përgjigju