VLORË-Në ceremoninë përkujtimore për 101 vjetorin e luftës së Vlorës morën pjesë këtë të premte, përfaqësues të pushtetit lokal, si kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli dhe kryetari i qarkut, Ervis Moçka.
"Kjo është krenaria legjitime e Vlorës dhe vlonjatëve dhe asaj që vlonjatët që kanë ditur të bëjnë. Është privilegj të jem sot këtu që të përkujtoj këtë pjesë të lavdishme të historisë", u shpreh Leli.
Po kështu ishin të pranishëm deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik Bujar Leskaj. Nuk hezituan të shpërngojnë duart Leli dhe Leskaj, i cili thekson se nuk merr direktiva nga Tirana kur bëhet fjalë për datat historike.
"Për luftën e Vlorës bashkë kemi qenë gjithmonë, nuk kemi pritur direktiva nga Tirana", tha Leskaj.
Por ajo çka ra më fort në sy ishte mungesa e deputetëve të Partisë Socialiste. Është e njohur tashmë marrëdhënia e ngrirë e Kryeministrit Rama me Dritan Lelin, çka ka çuar në marrëdhënien e vështirë të njerëzve të tij në Vlorë me kryebashkiakun.
Ndërsa përfaqësuesi i shoqatës "Armeni" Vilson Haxhiraj shpreson që në legjislaturën e ardhshme "3 Shtatori" të shpallet feste zyrtare dhe të ndërtohen varrezat e dëshmorëve.
"Jemi marrë vesh me deputetët e majtë e të djathë që të miratohet një ligj që 3 Shtatori të jetë ditë përkujtimi publik. Objektivi i dytë është të kemi varrezat e dëshmorëve. Është handikap që greket që erdhën si pushues të kenë varrezë madhështore, nuk dua të hyj në debat por pushuesit kanë varreza për tu admiruar ndërsa këta që bënë Shqipërinë s'kanë ende varreza. E treta duhet bërë muzeu i luftës", theksoi Haxhiraj.
3 shtatori i 1920-ës shënon çlirimin e krahinës së Vlorës nga trupat pushuese italiane.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Fushata e Berishës, besnikë (dhe humbës)/ Në krye të qarqeve, figura që kanë vetëm humbje
4 Shkurt, 07:20
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51
-
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
31 Janar, 15:36