Si çdo vit qindra shqiptare i janë drejtuar Tiranës dhe Vlorës por edhe Durrësit për t’u bërë pjesë e festës së shpalljes së Pavarësisë. Por gjithashtu edhe në disa qytete të vendit janë organizuar festime me rastin e festës për 102-vjetorin e Pavarësisë.
Por ndërsa përfaqësuesit forcave të politike të majta, kanë festuar vetëm Pavarësinë, të djathtët kanë bërë edhe homazhe për 70-vjetorin e çlirimit.
GJIROKASTËR - Pushteti vendor që kontrollohet nga socialistët në Gjirokastër, ka përkujtuar sot 102 vjetorin e pavarësisë së vendit, ndërkohë që PD lokale, ka përkujtuar edhe 70-vjetorin e çlirimit.
Përfaqësues më të lartë të pushtetit vendor në Gjirokastër, drejtues institucionesh dhe nga subjektet politike, janë bashkuar në vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule, në monumentin e Heroit Kombëtar Çerçiz Topulli, në sheshin ku mban emrin e tij.
Krahas kësaj, është përuruar edhe këndi i ngritjes së flamurit kombëtar në mes të qytetit të gurtë nga kryebashkiaku gjirokastrite Flamur Bime. Ky i fundit, pas vendosjes së kurorave me lule në monumentin e Çerçiz Topullit, është shprehur se dita e pavarësisë është një datë që përkujton kontributin e patriotëve vendas.

Ndërkaq, PD e Gjirokastrës, më herët, organizoi një ceremoni në varrezat e dëshmorëve të rrethit për të përkujtuar 70-vjetorin e çlirimit të atdheut. Roland Bejko, kreu i PD, është shprehur se data të tilla me karakter historik, do të ishin më të mira të përkujtoheshin nga të gjitha palët.
FIER- Edhe në qytetin Fier është festuar festa e Flamurit, ku qindra qytetarë si dhe drejtues të pushtetit vendor dhe përfaqësues te forcave politike të majta ishin mbledhur në vendin ku 102 vite më parë u ngrit flamuri i Pavarësisë në qendër të qytetit.

(Në Foto: Momente nga festimet e 102-vjetorit të Pavarësisë në Fier)
Në këtë aktivitet merrnin pjesë edhe deputete të qarkut Fier midis tyre edhe kreu i grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.
Flamurin e ngriti kryetari bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqaj dhe me pas nga te pranishmit janë vendosur buqeta me lule.
Ndërkohë që përfaqësuesit, e djathtë në momentin që është ngritur flamuri kanë qenë në distancë, kjo sipas kreut të kësaj partie, Luan Baçi, në këtë ceremoni nuk ishte caktuar vendi se ku do të qëndronin.
Më pas të djathtët kanë zhvilluar homazhe në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
LEZHË - Autoritet vendore në Lezhë kanë përkujtuar 102-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë. Ata kanë ngritur flamurin në qendër të qytetit pranë obeliskut të Besëlidhjes si simbol i shpalljes së pavarësisë. Dhjetëra sy e shoqëruan këtë veprimtari, ndërsa të pranishmit kanë vendosur edhe tufa me lule duke nderuar këtë ngjarje të madhe për kombin shqiptar.

Më pas aktivitetet janë zhvendosur në kalanë e qytetit të Lezhës, ku tashëm me miratimin që i ka bërë këshilli bashkiak 28-Nëntori i çdo viti do të jetë edhe dita e kalasë.
Në falën e tyre Kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës Agustin Marku dhe Drejtori i Kultures në bashkinë e këtij qyteti Bardh Dedgjonaj ju kanë uruar këtë ditë të madhe, ndërsa sipas tyre shpalljen e 28-Nëntorit si Dita e Kalasë synon edhe promovimin e turizmit në këtë qytet me një histori mijëravjeçare.
Aktivitet brenda Kalasë së Lezhës kanë vijuar gjatë gjithë ditës me veprimtari që i kushtohen pavarësisë dhe çlirimit të vendit tonë, ndërsa në fokus ka qenë vlersimi për astet historike të kësaj zone.
ELBASANI e priti ditën e ngritjes së flamurit në dy ceremoni të ndara. Fillimisht Partia Demokratike organizoi një ceremoni përpara monumentit të Aqif Pashës me pjesëmarrjen e kreut të Partisë demokratike Aurel Bylykbashi, deputetit Ardjan Turku dhe kreut të qarkut Eugen Isaj.
Pas ceremonisë përfaqësues të PD justifikuan edhe faktin pse organizuan një ceremoni të ndarë. Deputeti Ardjan Turku ka deklaruar se nuk ka marrë ftese nga Bashkia apo prefektura por vetëm nga organizata e veteranëve.
Kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini duke iu përgjigjur akuzave për mungesën e ftesave theksoi se me ndërrimin e drejtuesve të PD në Elbasan është rikthyer një lojë e vjetër që kërkon të përçajë qytetin e Elbasanit. Ai theksoi se kjo ditë është ditë bashkimi sidomos për Elbasanin që e ngriti i pari flamurin kuq e zi.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga bashkia dhe prefektura e Elbasanit merrnin pjesë edhe deputetë si Evis Kushi e Bujar Kllogjeri si dhe ministri i Transporteve njëkohësisht deputet i PD në Elbasan Edmon Haxhinasto. Në këtë ditë të shënuar kishte edhe shumë qytetarë Elbasanas duke përshëndetur këtë ceremoni në 102 vjetorin e pavarësisë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO