/ATSH-Harilla Koçi/.-Dhjetra nxënës të shkollave 9 vjeçare të qytetit të Vlorës, të pasionuar pas këngës dhe valles, u përfshinë në një aktivitet kulturor disa ditor, të zhvilluar në kuadrin e 102 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare dhe 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
Ky aktivitet, i emërtuar Java Kulturore, organizuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve Vlorë, u zhvillua në Sheshin e Flamurit , ku koncertet e ansambleve të shkollave 9-vjeçare të qytetit u ndoqën prej mjaft qytetarëve.
Muzika dhe vallet popullore, të interpretuara prej artistëve të vegjël, krijuan një atmosferë të veçantë dhe festive gjatë disa netëve.
Java kulturore, ishte pjesë e aktiviteteve të shumta që u zhvilluan dhe po zhvillohen në qytetin e Vlorës gjatë këtyre ditëve, ku përfshihen edhe ekspozita me punime në pikturë, vizatime e punime të tjera, aktivitete sportive etj.
/Shqiptarja.com