Shkodër
Policia e Shtetit feston 102-vjetorin e krijimit të saj. Në Shkodër drejtori i policisë Shaban Nexhi ka falenderuar të gjithë uniformat blu për kontributin dhe ka kërkuar forcim të marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë për të luftuar krimin. Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm drejtues të pushtetit lokal, perfaqësues të lartë të efektivëve blu dhe veteranë të forcave të policisë.
Lushnje
Në Lushnjë shefi i Komisartiatit të Policisë, Komisar Henerigert Mitri dhe nënprefekti Ilir Dervishi kanë falenderuar efektivët e policisë që çdo ditë janë në krye të detyrës. Kreu i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe në fjalën e tij ka bërë një historik të shkurtër që nga krijimi i Policisë së Shtetit Shqiptar, në janar të vitit 1913 dhe hapat në të cilën ajo ka kaluar, me jo pak pengesa dhe vështirësi.
Vlorë
Në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës është festuar dita e krijimit të policisë Shqiptare. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë punonjës së kësaj drejtorie si dhe veteranë të policisë së këtij qarku. Drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela ka kërkuar një minute heshtje për policët e rënë në krye të detyrës. Kreu i uniformave blu në Vlorë ka shtuar se ka edhe shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit.
Fier
Në 102 vjetorin e krimijit të policisë drejtori i Policisë së Fierit, Ervin Hodaj ka folur për punën e policisë gjatë 2014 që sipas tij në Fier ka qenë e sukseshme, ndërsa ka uruar punë të mbarë policëve të rinj.
Korçë
Edhe uniformat blu të Korcës kanë festuar ditën e themelimit të policisë. Në ceremoninë e organizuar janë uruar efektivët e policisë për punën e kryer si dhe është vlerësuar se puna e policisë do të jetë gjithnjë e më rëndësishme për sigurinë e jetës së cdo shtetasi shqiptar.
Elbasan
Në shenjë mirënjohjeje për punën e policisë në jetën e saj 102 vjecare edhe efektivat blu të Elbasanit kanë nderuar simbolin e shtetit shqiptar, flamurin kuq e zi. Në ceremoninë e organizuar pjesëmarrësh ishin, Prefekti Arben Kamami, Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, Kryeprokurori Gentian Osmani dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më pas numri një i uniformave blu të Elbasanit, Neritan Nallbati mbajti ka falenderuar efektivët për angazhimin në përmbushje të misionit të policisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)