Shorti e vendosi kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve në një grup shumë të fortë për Evropianin, por trajneri Alban Bushi thotë se kuqezinjtë do të bëjnë shumë mirë. Sipas Bushit fakti që Kombëtarja do luajë para 22 mijë tifozëve në ‘Air Albania’ do të jetë speciale dhe një faktor shumë i madh ndihmues.
“E dinim që të gjithë kombëtaret në short ishin të forta, të nivelit shumë të mirë teknik dhe fizik. Përsa i përket shortit që ra kemi luajtur në dy vitet e fundit. Me Spanjën luajtëm para dy javësh. Me Italinë kemi bërë miqësore para 3-4 muajsh, ndërsa me Finlandën kemi qenë në të njëjtin grup para 1 viti e gjysëm. Mendoj se është short i mirë duke parë të gjithë ekipet që kanë kualitet. Ne duhet të jemi ambicioz, konkurues çdo ndeshje sepse jo vetëm që ekip të fortë, por edhe do luajmë përballë 20 mijë tifozëve në air Albania. Ky është favor shumë i madh. Shpresoj dhe mendoj se do bëjmë shumë mirë. Do jemi dinjitoz për të përfaqësuar Shqipërinë sa më mirë,”-u shpreh Alban Bushi.
Lajmi kryesor:
Shqipëria organizatore në grup 'ferri' për Evropianin e 21-vjeçarëve, shorti e vë përballë dy kombeve rekordmene! Mësohet kalendari (VIDEO)







