'Bravo më kapët', 104 kg kokainë në furrë, poshtë krevatit e në enë me rërë, pranga dy shqiptarëve në Athinë! Sekuestrohen 800 mijë euro (VD)

ATHINË- Një operacion antidrogë i policisë greke në Athinë ka zbuluar 104 kilogramë kokainë dhe për këtë janë arrestuar dy shqiptarë dhe një kroat. Në një banesë në Attica Policia ka zbuluar 104 kilogram kokainë të fshehura branda në apartament. Kokaina ishte e fshehur në një enë me rërë, në furrën e gatimit dhe poshtë dyshekut ku flinin shqiptarë. 

Po ashtu Policia greke gjeti dhe sekuestroi në total 828 mijë euro të cilët dyshohet se i përkisinin dy shqiptarëve të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike. Njëri prej shqiptarëve është i moshës 40 vjeç dhe dyshohet se është kordinatori i grupit.

Për këtë operacion që është në vijim, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes greke, Michalis Chrysohoidis i cili ka përgëzuar forcat e policisë për finalizimin e këtij operacioni.

 "Punë është bërë. Shumë urime. Shkatërrim i organizatës kriminale për trafikun e drogës", shkruan ministri grek Michalis Chrysohoidis teksa ka publikuar edhe pamje nga operacioni.
Ndërkohë sipas mediave greke gjatë arrestimit njëri prej shqiptarëve ka përgëzuar edhe policinë greke, duke thënë: 'Bravo më kapët'!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Policia: 01/11/2019 13:01

    Polici qe kemi ne se ka kush , se kemi dhe rezultate kur duam.. po nuk duam, se me 50.000 lek rroge ca prisni ju ?! Normal do shohim punen tone se s’marrim ndonje shperblim kur kapet apo zbulohet ndonje i kerkuar! Kur hidhen 50 mije e 100 mije euro per informatorin qe tregon per kriminelin e ka kollaj shteti, Kurse per ato qe ne te vertete rrezikojne qe e kapin, mezi i japin rrogen! Dhe me 100 presione qe ik ti se ka tjere qe e bejne punen tende!!! Ptuuu

    Përgjigju
    • Erlad: 01/11/2019 18:45

      Zoteri edhe policia greke 650 euro e ka greken mos justifikoni veten 2000 mij euro ose 100 euro rrog ti duhet te besh punen edhe te nderosh uniformen e poöicos kalofsh mire

  • Labi: 01/11/2019 07:11

    Po normale ce duam mallin ne 300 forca me ca mbahen me te bardh jo shok 300 forca mbahen me oriz marim dhe pak vaj bejm pilaf dhe ngopin barkun

    Përgjigju
  • mike: 01/11/2019 03:05

    hahahahhaha

    Përgjigju
  • Adi: 31/10/2019 11:56

    Kjo eshte polici jo kta tonit shkojne me 350 force 2 drone 10 qene kufiri operation blic ne port dhe kapin nje thike pa leje..copa mishi drejtues policie Po edhe emri llesh nga leshi vjen..

    Përgjigju
    • Arditi: 01/11/2019 08:46

      Kush ka b*th ketu me kap me droge.Cu kap nje here para ca vitesh edhe i vune kapak.Kapin keta me 10 gr hashash edhe e rreklamojne sikur cfare bene

    • Dinamiti: 31/10/2019 14:46

      O shoku ne nuk kapim orizin do kapim mallin.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave