Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur ditën e sotme nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane, gjatë një operacioni të zhvilluar njëhkohësisht në të dy vendet.

Emiljano Mustafa 30 vjeç nga Erseka, u arrestua gjatë aksionit në policisë në Durrës ndërsa dy italianët e arrestuar në shtetin fqinj janë identifikuar si Davide Daddato, Umberto Di Benedetto.

Mustafa tashmë do të ekstradohet drejt shtetit italian.

Këta tre persona ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera.

Policia njofton se vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.