Berat, Korça, Fier dhe Shkodër janë katër qytetet që do të përfitojnë fonde të konsiderueshme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të tyre. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili u shpreh nga Durrësi se ky program përfshin financim nga BERZH, BE por edhe fonde nga buxheti i shtetit, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës e tyre duke çuar përpara turizmin dhe ekonomitë përkatëse.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.
Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hotelierëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete. E pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqenie në këtë destiancion që është unik”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Ky program ka një buxhet të përgjithshëm në vlerën e 105 milion euro, ku 40 milion euro si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milionë Euro dhe 5 milion Euro që do të sigurohen përmes institucioneve financiare lokale. Ai gjithashtu synon që t’i bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3221
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Data për zgjedhjet 2025/ PS dhe Celibashi i propozojnë presidentit 11 majin, Klosi: T'ju lemë më shumë kohë emigrantëve! PD refuzon konsultimet, Berisha: 'Haram Bego' vendos çfarë i thotë Rama
25 Nëntor, 08:20
-
Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar
24 Nëntor, 20:33
-
Mirela Kumbaro për 'Radio Evropa e Lirë': Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
24 Nëntor, 18:13
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super
16 Nëntor, 09:50
-
PD tërhiqet nga kaosi, Klosi në Report Tv: S’kishte kompromis, kuptuan që nuk ishte rruga e duhur! Zero shanse për qeveri teknike
12 Nëntor, 20:35
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Klosi: Juve ju ka dënuar morali i këtij qyteti! Jemi PS, ju kemi mundur e do ju mundim prapë
7 Nëntor, 11:06
-
Rregullat e reja për sezonin veror 2025/ Kumbaro: Prioritet plazhet publike, bashkitë riorganizojnë dhe menaxhojnë hapësirat! Më 15 nëntor hapet aplikimi
6 Nëntor, 13:01
-
Vjeshta në Lepushë dhe Vermosh, pamje mahnitëse nga fshatrat turistikë mes Alpeve! Pronarët e bujtinave: Kemi turistë, por s’ka kush u shërben
4 Nëntor, 15:16
-
Shkëlqimi dhe fundi pa lavdi i ‘Turizmit të Ri’ të Kukësit
4 Nëntor, 11:26
Cfare jane 150.milion euro o minister,,duhen 950.milion per turizmin ne vit....
Përgjigju